31.12.2022
‘Dauti Komerc’ përmbyll me sukseses vitin 2022
Me rastin e festave të fund vitit, kompania ‘Dauti Komerc’, ka organizuar një event festiv me menaxhmentin e saj. Ata prezentuan punën një vjecare që kanë realizuar, ku u konstatua se kanë realizuar një vitë të suksesshëm financiar edhe përskaj sfidave dhe krizave ekonomike.
Vitin 2022 kompania ‘Dauti Komerc’ e përmbyllën me një qarkullim vjetor prej 107 milion euro, në aspektin rajonal.
Menaxhmenti I kompanisë është I kënaqur me rezulatet dhe sukseset e arritura, por kjo rritje ishte projeksion I Bordit të pronarëve dhe menaxhmentit të kompanisë.
Drejtori I Përgjithshëm I ‘Dauti Komerc’, z.Xhemail Dauti, theksoi sfidat me të cilat ballafaqohen tregjet rajonale, në katër shtete ku ushtronë veprimtarin tregtare kompania. Ai tha se në kohë krizash ne kemi rezultate pozitive, dhe kjo është si rezultat I angazhimit permanent të kompanisë, e jo si rezultat I rritjes së cmimeve. Si rezultat I zhvillimit, drejtori z.Xhemail Dauti, paralajmëroi investime të reja edhe atë në Saraj-Shkup, depo logjistike për export prej 30 mijë m2, objektin e saj në Shqipëri dhe në përfundim e sipër është objekti I dyt në Ferizaj-Kosovë.
Ndërsa, drejtori z,Hamim Dauti, theksoi politikat inovative në planin organizativ që kompania do të implementojë vitin e ardhshëm, që të ofrojë kushtë më të mira për blerësit dhe për të qenë sa më konkurues në tregun vendor dhe rajonalë.
Prezentimin e detajuar të qarkullimit vjetor, para menaxhmentit e bënë udhëheqësit e sektorëve dhe të departamenteve, ku treguan detaje për c’do sektor dhe për dhjet top produktet.