09.03.2023
Hamim Dauti: Në dekadën e katërt synim e kemi tregun Evropian
Drejtori I kompanisë “Dauti-Komerc”, z.Hamim Dauti, në një intervistë për portalin Telegrafi, tha se zhvillimin e “Dauti-Komerc” mund ta ndajmë në tre dekada. E para është faza e themelimit të biznesit, krijimit të kapitalit fillestar, besimi për bashkëpunim dhe zgjerimi në tregun e Maqedonisë. Dekada e dytë fillon me vitin 99, pas largimit të Serbisë nga Kosova dhe hyrja e NATO-s në Kosovë. Dy ditë pas NATO-s u fut edhe Dauti-Komerc në tregun e Kosovës. Dhe filloi zgjerimi i Dauti-Komerc edhe jashtë Maqedonisë. Në vitin 2001 ishte zgjerimi në Mal të Zi dhe në vitin 2011 në Shqipëri.
Sa i përket numrit të punëtorëve, ai tha se në Maqedoni kanë rreth 500 punëtorë, ndërsa në të gjithë vendet ku veprojnë kemi mbi një mijë punëtorë. Hamim Dauti theksoi se kompania e tyre ofron kushte mjaft të mira për punëtorët dhe se nuk ka pasur raste kur ata janë larguar për ndonjë kompani tjetër në vend.
Emisionin e plotë mund ta ndiqni në linkun më poshtë:
|