10.03.2023





Xhemail Dauti, solidarizohemi me qytetarët dhe do të respektojm vendimin e qeverisë

Kryeministri I vendit Dimitar Kovacevski së bashku me ministrin e Finacave  Fatmir Besimin kanë vizituar kompaninë “Dauti-Komerc”, ku kanë relizuar takim me drejtorin e Përgjithshëm Xhemail Dautin, drejtin e “Dauti-Komerc”-Shkup Hamim Dautin. Ata kanë bashkëbiseduar për vendimin e qeverisë për ngrirjen e cmimeve për makoronat dhe prodhimet nga qumshti dhe uljen e tarifave doganore. 

“Vendimin për ngrirjen e çmimin për bukën e bardhë dhe gjysmë të bardhë, ja kemi shtuar edhe me vendime për ngrirjen e cmimeve për makaraona dhe spageti dhe uljen e të dhënave doganore si dhe ngrirjen e cmimeve për prodhimet e qumështit. Për këtë kemi biseduar edhe sot me përfaqësuesit e kompanisë “Dauti-Komerc”, të cilët e kanë përshëndetur këtë vendim pasi që është në interest ë tyre dhe parasëgjythash interesin e qytetarëve. Të vazhdojmë edhe këtë vit të mbështetim edhe qytetarët dhe kompanit dhe nuk do të lejojmë që vetë të ballafaqohen, që I sjell kriza ekonomike dhe energjetike post konflikteve në evropë”, deklaroi kryeministri Dimitar Kovacevski. 

Ministri I Finacave Fatmir Besimi deklaroi se me kwtw masa rruajm balancin edhe tw kompanive por edhe tw qytetarwve.  

“Sot te kompania “Dauti-Komerc”, që drejtë përdrejtë ka të bëjë me importin e produkteve që ishin pjesë e vendimit të qeverisë për ngrirjen e cmimeve, masë që drejt përdrejtë do të ndikojë në standartin e qytetarëve të jenë më të ndjeshëm nga kriza e cmimeve dhe në këtë mënyrë produktet bazike do të sigurohet cmimet të cilët janë më të pranushme për qytetarët, pavarësishtë prej krizës së cmimeve apo inflacionit. Me një bashkëpunim të vendimarjes së politikave me sektorin e biznesit, drejt për drejt do të ndikohet me një anë në zvoglimin e tarifave doganore dhe në ananën tjetër me meneaxhim të bashkpunimit me kompanitë në aspektin e marzhave për të siguruar cmime për qytetarët”, u shpreh Fatmir Besimi, ministër I Financave. 

 

Drejtori I pwrgjithshwm I “Dauti-Komerc”, Xhemail Dauti tha se ne si kompani kemi pritur 30 vite këtë moment që të hiqet tarifa doganore për makaronat, sepse nuk kanë arsye, pasi nuk ka asnjë produkt vendas që t’i mbrojë. Kjo vjen në një kohë kur ne në mënyrë të përhershme, pas këtyre dy krizave që ishin më të theksuara si Covid 19 dhe lufta në Ukrainë që ka ndikim global në zinxhirin e furnizimit dhe inflacionin në ekonomi. “Ne kemi qenë gjithmonë në krah të qeverisë, sipas mundësive tona, në vendimet e marra nga qeveria për kufizimin e marzheve dhe kufizimin e çmimeve, ndonjëherë edhe me humbje për t’i mbështetur ato. Dhe në këtë moment të këtij vendimi të qeverisë, ne do të ulim çmimet e makaronave në 15%. Sa pak mund të kontribuojmë në realizimin e standardit të qytetarit dhe konsumatorit në përgjithësi, që është një politikë e qeverisë qëduhet mbrojtur dhe do të vazhdojmë të mbjellim në përputhje me këto politika”, Xhemail Dauti, drejtor i përgjithshëm i “ Dauti-Komerc” 


Dauti Komerc 

Aktiviteti kryesor i kompanisë “DAUTI KOMERC” SHA është import-eksporti dhe qarkullimi i mallrave të konsumit të gjërë, i cili realizohet nëpërmjet qendrave të distribucionit, si dhe përfaqësimi i disa kompanive të njohura vendore dhe ndërkombëtare nga fusha të ndryshme.

Kontakt Informacionet
LINQE TË DOBISHME

Biskota (cookies) janë vendosur në pajisjen tuaj për të përmirsuar funksionalitetin e kësaj faqe

Kam nevojë për informacion shtesë | Politika e biskotave (cookies)

Pajtohem Nuk Pajtohem