22.03.2023





Kryqi I kuq, I ndanë mirënjohje “Dauti-Komerc”

Në shenjë falënderimi për solidaritetin e shprehur, Kryqi i Kuq i Maqedonisë së Veriut I ndanë mirënjohje kompanisë “Dauti-Komerc” për mbështetjen e shprehur në formë të donacionit të mjeteve financiare për Fondin e Solidaritetit të Kryqit të Kuq, të dedikuara për popullsinë prekur nga tërmeti katastrofik në Turqi dhe Siri. 

Ky donacion është një pjesë që kompania “Dauti-Komerc”, ka dhënë për tërmetin katastrofik në Turqi dhe Siri në Kryqin e kuq, ndërsa pjesën tjetër të donacionit e ka dhënë nëpërmjet Fondacionit "Albiz“, Odës Ekonomike të Maqedonisë Veriperindimore dhe në Ambasadën e Turqisë në vend.  

Ky është vetëm një nga përgjegjësitë e aktiviteteve në shenjë të përgjegjësisë sociale korporative të kompanisë, e cila bazohet në realizimin e projekteve me efekt të madh humanitar, në interes të atyre që kanë më shumë nevojë për ndihmë, duke vlerësuar humanizmin, solidaritetin njerëzor dhe përgjegjësi sociale.  


Dauti Komerc 

Aktiviteti kryesor i kompanisë “DAUTI KOMERC” SHA është import-eksporti dhe qarkullimi i mallrave të konsumit të gjërë, i cili realizohet nëpërmjet qendrave të distribucionit, si dhe përfaqësimi i disa kompanive të njohura vendore dhe ndërkombëtare nga fusha të ndryshme.

Kontakt Informacionet
LINQE TË DOBISHME

Biskota (cookies) janë vendosur në pajisjen tuaj për të përmirsuar funksionalitetin e kësaj faqe

Kam nevojë për informacion shtesë | Politika e biskotave (cookies)

Pajtohem Nuk Pajtohem