27.03.2023





Drejtori Xhemail Dauti pranon ‘Mirënjohje dhe Dekoratë’, nga kreu i BFI-së

Në këtë muaj  Ramazanit, drejtori i përgjithshëm i kompanisë “Dauti-Komerc”, z. Xhemail Dauti ka vizituar kryetarin e Bashkësisë Fetare Islame z. Shaqir Fetahun. Ata kanë bashkëbiseduar me zhvillimet e rrjedhave të sferave të interesit të përgjithshëm në veçanti atë ekonomike. Kompania ‘Dauti-Komerc’, është certifikuar nga institucioni më i lartë fetarë BFI-ja me certifikatën ‘Hallall’. 

‘Xhemail Dauti ka dëshmuar veten edhe në sferën e zhvillimit të vlerave arsimore, shkencore e humanitare dhe gjithmonë kur e do nevoja është në shërbim të vlerave fetare, kombëtare dhe njerëzore’, tha kreu i BFI-së z.Shaqir Fetahu.  Në fund Reis ul Ulema Shaqir Fetahu,  z. Xhemail Dautin e nderoi me një ‘Mirënjohje dhe Dekoratë’ për veprimtarinë e tij të bujshme me kompaninë " Dauti-Komerc" në sfera të ndryshme.  


Dauti Komerc 

Aktiviteti kryesor i kompanisë “DAUTI KOMERC” SHA është import-eksporti dhe qarkullimi i mallrave të konsumit të gjërë, i cili realizohet nëpërmjet qendrave të distribucionit, si dhe përfaqësimi i disa kompanive të njohura vendore dhe ndërkombëtare nga fusha të ndryshme.

Kontakt Informacionet
LINQE TË DOBISHME

Biskota (cookies) janë vendosur në pajisjen tuaj për të përmirsuar funksionalitetin e kësaj faqe

Kam nevojë për informacion shtesë | Politika e biskotave (cookies)

Pajtohem Nuk Pajtohem