31.03.2023
Xhemail Dauti: Harmonizimi dhe integrimi i legjislaturës rajonale ekonomike
Drejtori gjeneral i kompanisë “Dauti-Komerc”, z. Xhemail Dauti, ishte panelist I konferencës rajonale me temë “ Si të sigurohet bashkëpunim më I madh mes ekonomive të Ballkanit Perendimor. Sfidat dhe mundësitë”.
“Përparësitë komparative të çdo vendi përfaqësojnë atributin e tij bazë dhe shtytësin e zhvillimit ekonomik. Të gjithë ne, vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor, duhet të punojmë pa kompromis për zhvillimin dhe rritjen e tregtisë mes nesh. Sa më shumë rritet shkëmbimi, aq më shumë rriten avantazhet dhe kushtet për eksport të vendit tonë dhe vendeve të rajonit. Orientimi ndaj eksportit dhe gatishmëria e ekonomive tona për t'iu përgjigjur tregjeve të eksportit, vetvetiu do të përshpejtojë zhvillimin si të proceseve ekonomike ashtu edhe të prodhimit", potencoi z.Xhemail Dauti.
|