10.04.2023
Ngrirja e çmimeve, Dauti: Të hiqen tarifat doganore
Ngrirja e çmimeve, Dauti: Të hiqen tarifat doganore
Përfitime afatshkurtra apo pasoja afatgjate mbi industrinë ushqimore do të shkaktohet nga ngrirja e çmimeve kjo mbetet të shihet. Qeveria thotë se me këto masa po mbron interesin e konsumatorëve, por afaristi Xhemail Dauti vlerëson se intervenimet në treg nuk janë të këndshme për biznesin.
Sipas tij se deri tek çmimet e volitshme mund të arrihet vetëm nëse shteti heq dorë nga tatimet dhe doganat, ndërsa nëse ndonjë kompani e shfrytëzon situatën është shteti ai cili nëpërmjet instrumenteve të tij mund ta parandalon një gjë tillë.
“Efekti i këtyre masave nuk besoj se do të jetë i pritshëm siç mendohet. Duke pasur parasysh se tregu i lirë ka një kufizim të madh ku mielli ka 50 % doganë, pemë- perimet 60 % doganë, duhet të hiqen doganat që dhe çdo kush të mund të importojë dhe tregu vet do të rregullohet. Nëse ka përfitime për shkak të situatës, dhe ndonjë nga afaristët apo tregtarët e shfrytëzon është komisioni për mbrojtjen e konkurrencës ai që duhet të intervenojë nëpërmjet instrumenteve të tyre ku mund të konfiskon fitimin e realizuar” – tha afaristi Xhemail Dauti, pwr TVM2.
Dauti gjithashtu shton se nga ajo që po vërehet në treg është se në muajt në vazhdim mund të presim stabilizim të çmimeve të produkteve të konsumit.
Në rast se qeveria me të vërtetë dëshiron të ndihmojë konsumatorin Dauti thotë se këtë mund ta bën nëpërmjet masave sociale siç janë edhe vaucerët, masë e cila mund ti ndihmojë edhe prodhuesit vendorë.