15.05.2023





Dauti dhe ambasadori Qehja, bashkëbiseduаn për sfidat ekonomike rajonale

Drejtori I përgjithshëm I kompanisë “Dauti-Komerc”, z. Xhemail Dauti, priti në  takim ambasadorin e Republikës së Kosovës, shkëlqesinë e tij, Florian Qehaja. Në fokus të takimit ishte intensifikimi I bashkëpunimit tregtarë mes Kosovës dhe komunitetit të biznesit shqiptarë në Maqedoninë e Veriut dhe sfidat me të cilat ballafaqohet komuniteti I biznesit në vend dhe rajonë.  

Drejtori z.Xhemail Dauti,  falënderoi ambasadorin Qehaja, për vizitën e realizuar në kompaninë “Dauti-Komerc”. Gjatë këtij takim, drejtori Dauti, kërkoi nga ambasadori Qehaja që të lobojë në dy qeveritë  për marrëveshje bilaterale mes Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Kosovës, për qarkullimin e fuqisë punëtorе dhe te ketë leje speciale për biznesmenët që mos të vonohen nëpër pikat kufitare.  


Dauti Komerc 

Aktiviteti kryesor i kompanisë “DAUTI KOMERC” SHA është import-eksporti dhe qarkullimi i mallrave të konsumit të gjërë, i cili realizohet nëpërmjet qendrave të distribucionit, si dhe përfaqësimi i disa kompanive të njohura vendore dhe ndërkombëtare nga fusha të ndryshme.

Kontakt Informacionet
LINQE TË DOBISHME

Biskota (cookies) janë vendosur në pajisjen tuaj për të përmirsuar funksionalitetin e kësaj faqe

Kam nevojë për informacion shtesë | Politika e biskotave (cookies)

Pajtohem Nuk Pajtohem