15.05.2023
Drejtori Xhemail Dauti kontribues në hartimin e Strategjisë kombëtare për zhvillim
Zyrtarja e lartë e UNDP-së në Shkup, znj. Marija Karajevska, ka takuar drejtorin z,Xhemail Dautin, në hapësirat e kompanisë. Gjatë këtij takimi është biseduar për hartimin e Strategjisë Kombëtare për Zhvillim 2022-2042, fushat strategjike dhe mundësitë për të paraqitur propozime.
Drejtori Xhemail Dauti, paraqiti disa propozime konkrete në fushën e zhvillimit ekonomikë si dhe kërkoi që Strategjia Kombëtare të miratohet në kuvend me dy të tretën e votave si dhe ë mekanizëm të kontrollit për implementimin e propozimeve.
Në hartimin e Strategjisë Kombëtare për Zhvillim, janë përfshirë Ministria e Financave, Zëvendëskryeministri për çështje ekonomike, Kabineti I Presidentit, përfaqësues të Komisioneve parlamentare, partitë politike, AMSHA, Odat Ekonomike, OJQ dhe ekspertë ndërkombëtarë.
|