15.05.2023
“Dauti-Komerc”, merë licencën për Depo Doganore
Kompania “Dauti-Komerc”, zyrtarisht nga përfaqësuesit e Doganave, ka pranuar licencën për Depo Doganore. Përfaqësuesit nga Doganat i ndanë licencë personalisht drejtorit të përgjithshëm të kompanisë z. Xhemail Dautit.
Në kontinuitet kompania implementon standarde dhe inovacione, që të kryej shërbime sa më të shpejta dhe më cilësore ndaj partnerëve dhe blerësve të saj.
Depot doganore mundësojnë ruajtjen e mallrave doganore, ambalazhimi, zbërthimi, ringarkimi, dërgimi i mallit sipas sistemit "derë më derë", ruajtja e mallrave në transit, ndërmjetësimi doganor, rieksporti dhe dërgimi. Depo doganore është një hapësirë ose ambient që është nën mbikëqyrjen doganore.
Kjo Depo e licencuar kompanisë do t’i japë një përparësi konkurruese, lehtësim dhe efikasitet sidomos në pjesën e eksportit të mallrave në tregun Evropian dhe ndërkombëtarë. Produktet e “Dauti-Komerc”, janë të pranishme në gjithë tregun e Bashkimit Evropian.