18.05.2023





“Dauti-Komerc” mori pjesë në Panairin e Karrierës në UEJL dhe UNT-së

Kompania “Dauti-Komerc”, ishte e pranishme në Panairin e Karrierës në dy Universitete në Maqedoninë e Veriut, atë të Universitetit të Evropës Jug-Lindore dhe Universitetin “Nënë Tereza”, në Shkup. Në këto panaire, studentët shfaqën interes se si funksionon kompania “Dauti-Komerc” dhe mundësitë për tu punësuar në të ardhmen pas diplomimit.  

Panairi i Karrierës paraqet një mundësi të mirë për studentët për të u takuar me punëdhënës potencial, ku diskutojnë rreth mundësisë për të u punësuar, për t‘u angazhuar si praktikant dhe për të diskutuar rreth përshtatshmërisë së kualifikimeve dhe aftësive të tyre me kërkesat e tregut të punës apo kompanisë në fjalë. 

Rreth 60 kompani nga vendi të njohura kanë marrë pjesë në Panairin e Karrierës.  


Dauti Komerc 

Aktiviteti kryesor i kompanisë “DAUTI KOMERC” SHA është import-eksporti dhe qarkullimi i mallrave të konsumit të gjërë, i cili realizohet nëpërmjet qendrave të distribucionit, si dhe përfaqësimi i disa kompanive të njohura vendore dhe ndërkombëtare nga fusha të ndryshme.

Kontakt Informacionet
LINQE TË DOBISHME

Biskota (cookies) janë vendosur në pajisjen tuaj për të përmirsuar funksionalitetin e kësaj faqe

Kam nevojë për informacion shtesë | Politika e biskotave (cookies)

Pajtohem Nuk Pajtohem