25.05.2023





“Dauti-Komerc” zgjeron veprimtarin tregtare për pajisje mjekësore

Agjencia e Branave dhe Pajisjeve Mjekësore, kompanisë “Dauti-Komerc”, i ndanë vendim për ushtrimin e veprimtarisë tregtare me shumicë  për tregtimin e Pajisjeve Mjekësore, të klasit të parë.

Kompania ka plotësuar të gjitha kushtet në aspektin e depove, mjeteve transportuese dhe kuadrit profesional, të cilat ishin të kërkuara në ligj nga Agjencia e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore.

Në kontinuitet kompania jonë zgjeron veprimtarin e saja tregtare, duke u përshtatur me nevojat e tregut të punës, rritjes së konkurrencës së lirë dhe duke ofruar shërbime kualitative.

Pajisje mjekësore është secili instrument, aparat, pajisje materiale ose prodhime tjera që përdoren në mjekësinë njerëzore që nuk kanë efekte farmakologjike, imunologjike ose metabolike ose përdoren në mënyra të pavarura ose në kombinim, duke përfshirë programin e nevojshëm për përdorimin e duhur të pajisjeve.


Dauti Komerc 

Aktiviteti kryesor i kompanisë “DAUTI KOMERC” SHA është import-eksporti dhe qarkullimi i mallrave të konsumit të gjërë, i cili realizohet nëpërmjet qendrave të distribucionit, si dhe përfaqësimi i disa kompanive të njohura vendore dhe ndërkombëtare nga fusha të ndryshme.

Kontakt Informacionet
LINQE TË DOBISHME

Biskota (cookies) janë vendosur në pajisjen tuaj për të përmirsuar funksionalitetin e kësaj faqe

Kam nevojë për informacion shtesë | Politika e biskotave (cookies)

Pajtohem Nuk Pajtohem