27.05.2023
Leje për Operator të Autorizuar Ekonomik i ndahet kompanisë
Kompania “Dauti-Komerc” SH.A-Shkup, fitoi statusin e Operatorit të Autorizuar Ekonomik (OEA) për thjeshtësime doganore, siguri dhe siguri në operim, duke u bërë kompania e 27 vendore me këtë status.
Drejtoresha e Drejtorisë së doganave m.r Sllavica Kutirov së bashku me zëvendësdrejtorin Muarem Asani dhe një ekip të lartë nga Drejtoria e doganave kanë realizuar një vizitë pune në kompaninë “Dauti-Komerc”, të cilës i është dhënë Aprovimi për Operator i Autorizuar Ekonomik.
Në takim, drejtoresha Kutirov theksoi se gjithnjë e më shumë se disa kompani e kuptojnë nevojën dhe rëndësinë e të qenit OEA. Plotësimi i kushteve për marrjen e statusit të OEA u mundëson këtyre kompanive të aplikojnë thjeshtësime doganore, kontrolle të reduktuara, të cilat vlejnë prej kohësh edhe në vendet e Ballkanit të Hapur. Kjo ndikon njëkohësisht në forcimin e konkurrencës së tyre në rajon dhe në BE.
Marrja e statusit të OAE si dhe lehtësimet e futura në procedurat doganore, ndikojnë pozitivisht në reputacionin dhe marrëdhëniet tregtare-ekonomike të kompanisë, duke përmirësuar konkurrencën e tyre si në vend ashtu edhe në rajon.