29.05.2023
"Dauti-Komerc" shënon ditën e themelimit
"Dauti-Komerc" u themelua si kompani më 29 maj 1990, nga vëllezërit DAUTI. Që në fillimet e saja, aktiviteti kryesor dhe bazë ka qenë shpërndarja e mallrave të konsumit të gjerë nga prodhuesit vendor . Edhe sot ushtron këtë aktivitet tregtar, shpërndarje të produkteve vendore dhe të importuara.
“Dauti-Komerc” është një konglomerat i fuqishëm biznesi, i pranishëm në katër vende të Ballkanit dhe me kompaninë simotër “Dauti-TransportShped”, për transport ndërkombëtar.
Kompania ka mbi 1.100 punëtor, shumica prej tyre janë me arsim të lartë profesional, resurset njerëzore në kompani që i bashkojnë me të gjitha principet, vlerat dhe misionin.
Sot kultivon marrëdhënie biznesi në plan afatgjatë, me një numër të madh kompanish multinacaionale . Me një politikë të suksesshme të ndjekjes të aktualiteteve, si dhe me mundësitë për të hedhur në treg brende të reja në portofolin e “Dauti” kanë arritur një vlerë të veçantë në treg.
Kompania ndërton parime të besimit, lojalitet dhe këmbëngulësisë dhe vetëm në këtë mënyrë realizon planet e saja të zhvillimit.