07.06.2023
Xhemail Dauti: OEMVP ideatore e Strategjisë Kombëtare për Zhvillim
Në hartimin e Strategjisë Kombëtare për Zhvillim që e ka iniciuar UNDP-ka, drejtori i kompanisë “Dauti-Komerc”, njëherësh edhe kryetar nderi i OEMVP, z.Xhemail Dauti, paraqiti disa rekomandime që do të jenë pjesë e Strategjisë Kombëtare për Zhvillim.
“Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore është një nga aktorët kryesorë që iniciuan nevojën për të krijuar një strategji afatgjatë zhvillimore. Në të kaluarën, politikat drejtoheshin nga strategji të pjesshme që rezultonin në vlerësime subjektive dhe interesa të ngushta partiake. Ndikimet negative u ndjenë kudo, veçanërisht në ekonomi sepse nuk kishte vizion se në cilin drejtim duhet të lëviznim. Kemi bërë një rrugë të gjatë, por kemi arritur rezultate mbresëlënëse. Në procesin e krijimit të strategjisë nacionale janë të përfshirë edhe përfaqësues të qeverisë, opozitës, ASHAM, sektorit joqeveritar..., gjegjësisht të gjithë aktorëve, që në vetvete flet për rëndësinë e saj të jashtëzakonshme”, deklaroi për hulumtimin e UNDP-së z.Xhemail Dauti.
|