08.06.2023





“Dauti-Komerc” ka partneritet bashkëpunimi me 22 kompani nga Turqia

Drejtori I përgjithshëm  I kompanisë “Dauti-Komerc”, z. Xhemail Dauti, ka pritur në takim përfaqësuesin e lartë për çështje ekonomike dhe konsulentë në ambasadën e Turqisë në Shkup,  z.Oguzhan Berber. Në takim bashkëbiseduan për situatën e ekonomike rajonale, shkëmbimin tregtarë mes dy shteteve dhe bashkëpunimit në të ardhmen mes  kompanive nga Republika e Turqisë dhe e Maqedonisë së Veriut.  

 “Dauti-Komerc”, ka një bashkëpunim të mirë me kompani nga Turqia, ku aktualisht ka partneritet bashkëpunim me 22 kompani, dhe në të ardhmen ofrohen për bashkëpunim një sërë kompanish me veprimtari prodhuese dhe tregtare.  

Drejtori I kompanisë, z.Xhemail Dauti, tha se kompanitë prodhuese dhe tregtare nga Republika e Turqisë, kanë një bashkëpunim të suksesshëm me kompanitë nga Maqedonia e Veriut, ku ka një shkëmbim të arsyeshëm tregtarë, duke shtuar se ky trend është në rritje e sipër.  

Nga ana e drejtorit të kompanisë z.Xhemail Dauti, u kërkua revidimi e marrëveshjes tregtare mes Turqisë dhe Maqedonisë së Veriut, për heqjen e tarifave doganore për exportin  e mallrave të Maqedonisë së Veriut në Turqi.  


Dauti Komerc 

Aktiviteti kryesor i kompanisë “DAUTI KOMERC” SHA është import-eksporti dhe qarkullimi i mallrave të konsumit të gjërë, i cili realizohet nëpërmjet qendrave të distribucionit, si dhe përfaqësimi i disa kompanive të njohura vendore dhe ndërkombëtare nga fusha të ndryshme.

Kontakt Informacionet
LINQE TË DOBISHME

Biskota (cookies) janë vendosur në pajisjen tuaj për të përmirsuar funksionalitetin e kësaj faqe

Kam nevojë për informacion shtesë | Politika e biskotave (cookies)

Pajtohem Nuk Pajtohem