04.07.2023
INTERVISTË/Jetmir Dauti, menaxher i ‘Dauti-Komerc’-Kosovë: Kapitali pa njerëz kualitativ është kapitalë i humbur
TOP-NEWS: Cilat janë sfidat menaxheriale, për me qenë i suksesshëm në menaxhimin e një kompanie. Pasi që ju jeni një menaxher i ri në një kompani të madhe siç është “Dauti-Komerc”?
Jetmir Dauti: Sigurisht është shumë me rëndësi shkollimi dhe si krijohet kultura e punës dhe përkushtimi. Gjithashtu trajnimet me tematik konkrete te profesionistët që ushtrojmë janë shumë të nevojshme dhe ndihmojnë në krijimin dhe ngritjen e karrierës. Por ajo që është me rëndësi është te vetë individi, i cili e do suksesin.
TOP-NEWS: Suksesi i një menaxheri varet nga organizimi i resurseve njerëzore dhe kadrovike apo nga kapitali?
Jetmir Dauti: Duke u bazuar në karrierën e shumë personaliteteve të suksesshme por, edhe nga përvojat e kompanive, vërtetoj bindjen, se suksesi i një kompanie është koncepti organizativ dhe resurset njerëzore. Kapitali pa njerëz kualitativ është kapitalë i humbur.
TOP-NEWS: Për të pasur sukses një menaxher i ri, duhet shkollim, trajnime apo eksperiencë pune?
Jetmir Dauti: Nga përvoja personale po them se s’duhet dorëzuar në asnjë mënyrë, sulme dhe presione te ndryshme gjithmonë do të ketë nga të pa aftët, Gjithmonë duhet menduar vet po qoftë edhe gabim me mirë gabon një herr se gjithmonë nen mendjen dhe petkun e dikujt tjetër .
TOP-NEWS: Ju drejtoni kompaninë “Dauti-Komerc” Kosovë, sipas jush, pasi që keni eksperiencën rajonale, cili vend nga rajoni ka klimë më të mirë për të zhvilluar biznes?
Jetmir Dauti: Nga përvojat personale dhe të kompanisë që kemi në rajon dhe jo vetëm për neve por edhe për shumë lëmi tjera është tregu në Kosovë, ka shumë më pak barriera dhe kufizime. Fakt konkret e kemi me tarifat doganore nëse e krahasoni Kosovën me shtete ne rajon e kuptoni që është një ‘parajsë’ për të zhvilluar biznes. Gjithashtu duke krahasuar resurset njerëzore Kosova ka fuqi punëtore më aktive dhe më kreative, në përgatitje dhe aftësim gjatë procesit të punës.
TOP-NEWS: Çfarë do ju sugjeroni, nga përvoja e juaj, atyre që duanë ta sfidojnë vetën për të qenë menaxher të suksesshëm në një kompani?
Jetmir Dauti: Personalisht them se gjithçka që dikush ka bërë në këtë botë dhe është e arritshme. Ne në vitin 2021, konkretisht kompania jonë në Kosovë ka pasur qarkullim të suksesshëm. Me ndërhyrjet në implementim e inovacioneve dhe profesionalizimin e kuadrove adekuat në vendet e duhura, kompania jonë për këtë gjysmë vit ka tejkaluar vlerën totale të vitit 2021 dhe planifikojmë sipas gjitha gjasave ta përfundojmë vitin me 45 milion euro qarkullim vjetor.
TOP-NEWS: Faleminderit
Jetmir Dauti: Faleminderit