13.07.2023
Mirënjohje për kontributin 20 vjeçar dy të punësuarave
Vlerësimi i resurseve njerëzore është dhe do të jetë edhe në të ardhmen prioritet i kompanisë “Dauti-Komerc”. Në kontinuitet kompania ka investuar në zhvillimin dhe avancimin e kuadrit të saj profesionistë, duke e aftësuar me ndryshimet inovative, në sferën e zhvillimit ekonomike.
Duke ju përmbajtur këtyre principeve, menaxhmenti i kompanisë ka ndarë mirënjohje për dy punëtorët e sektorit të kontabilitetit, Cvetanka Ilkovskа dhe Velko Ilkovski.
Të dy punëtorët, kanë punuar për 20 vite në kompani në udhëheqjen e kontabiliteti dhe tani ata shkojnë në pension. Me këtë rast, menaxhmenti i kompanisë “Dauti-Komerc”, ju dëshiron shëndet, harmoni dhe jetë të lumtur.
|