13.07.2023





Ambasadori Ramçilloviç viziton “Dauti-Komerc” në Mal të Zi

Ambasadori i Maqedonisë së Veriut në Mal të Zi, Zekir Ramçilloviç, ka vizituar kompaninë "Dauti-Komerc" në Mal të Zi. Ambasadori Ramçilloviç në takim është pritur nga menaxheri i kompanisë Elham Dauti, ku kanë bashkëbiseduar për sfidat ekonomike tregatare në Mal të Zi. Menaxheri Elham Dauti, e ka faleminderuar ambasadorin për vizitën dhe përkushtimin, si dhe e ka njoftuar ambasadorin për aktivitetin tregtar që zhvillon “Dauti-Komerc” në Mal të Zi, si një kompani me origjinë nga Maqedonia e Veriut. Në takim ambasadori ka thënë se ambasada në Mal të Zi është e hapur dhe në shërbim të biznesit vendor dhe çdo herë do të japë suportin dhe mbështetjen institucionale për kompanitë. Kompania “Dauti-Komerc”, aktivitetin e saj tregtarë në Mal të Zi e zhvillon që nga vitit 2001.


Dauti Komerc 

Aktiviteti kryesor i kompanisë “DAUTI KOMERC” SHA është import-eksporti dhe qarkullimi i mallrave të konsumit të gjërë, i cili realizohet nëpërmjet qendrave të distribucionit, si dhe përfaqësimi i disa kompanive të njohura vendore dhe ndërkombëtare nga fusha të ndryshme.

Kontakt Informacionet
LINQE TË DOBISHME

Biskota (cookies) janë vendosur në pajisjen tuaj për të përmirsuar funksionalitetin e kësaj faqe

Kam nevojë për informacion shtesë | Politika e biskotave (cookies)

Pajtohem Nuk Pajtohem