31.07.2023





Drejtorët e “Dauti-Komerc”, në konferencën ekonomike “Ekonomia shpëtonë Luginën”

Në konferencën e ekonomike me temë “ Ekonomia shpëtonë Luginën”, që u organizua nga Unioni i Afaristëve Vizioni Pmb, mori pjesë drejtori i përgjithshëm i kompanisë “Dauti-Komerc”, z.Xhemail Dauti, drejtori i “Dauti-Komerc”-Shkup, z.Hamim Dauti dhe drejtori i “Dauti-TransportShped”, Daim Ramdani. Në këtë konferencë ishin pjesëmarrës afaristë nga të gjithë trojet shqiptare në rajonin e Ballkanit Perëndimorë, diaspora, përfaqësues politik, Oda Ekonomike rajonale dhe nga sektori qytetarë.

Në këtë konferencë u kërkua nga të gjithë afaristët shqiptarë fuqizimi ekonomik i Luginës, ku u kërkua nga të gjithë afaristët rajonal investime direkte dhe indirekte në hapjen e perspektiva zhvillimore për këtë rajon të margjinalizuar në aspektin ekonomik.

Komuniteti i biznesit nga Lugina, konkretisht prodhuesit,  kërkuan rritjen e partneritet me afaristët nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Diaspora, që të promovohen produktet e tyre në tregjet rajonale dhe ndërkombëtare.

“Dauti-Komerc”, shprehi gatishmërinë për distribuimin e produkteve të prodhuesve nga Presheva, Medvegja dhe Bujanoci në tregjet rajonale dhe ndërkombëtare.

Ata konstatuan bashkërisht  se konferenca ishte e frytshme dhe do të japë rezultate konkrete në të ardhmen e shkurt në intensifikimin e  bashkëpunimit ekonomik.


Dauti Komerc 

Aktiviteti kryesor i kompanisë “DAUTI KOMERC” SHA është import-eksporti dhe qarkullimi i mallrave të konsumit të gjërë, i cili realizohet nëpërmjet qendrave të distribucionit, si dhe përfaqësimi i disa kompanive të njohura vendore dhe ndërkombëtare nga fusha të ndryshme.

Kontakt Informacionet
LINQE TË DOBISHME

Biskota (cookies) janë vendosur në pajisjen tuaj për të përmirsuar funksionalitetin e kësaj faqe

Kam nevojë për informacion shtesë | Politika e biskotave (cookies)

Pajtohem Nuk Pajtohem