25.08.2023
Sasho Tasevski i kërkonë falje publike “Dauti-Komerc”
Personi Sasho Tasevski I kërkon falje kompanisë “Dauti-Komerc”, për shkrimet që ka postuar në rrjetin social facebook, me datë 19 korrik. Kërkim falja, pason pasi që kompania “Dauti-Komerc”, nëpërmjet reagimit/përgënjeshtrimit, kërkoi një gjë të tillë nga autori I shkrimit, duke e paralajmëruar me ngritjen e padisë, në të kundërtën.
“Nga autori i shkrimit kërkojmë që i njëjti të kërkojë falje publike nëpërmjet statusit në rrjetin social facebook, ndaj kompanisë “Dauti-Komerc”. Në qoftë se e njëjta nuk realizohet atëherë do të jemi të detyruar që procedurën e mëtejme të vazhdojmë përmes organeve të drejtësisë”, ishte reagimi i “Dauti-Komrc”, pas publikimit të statusit në facebook.
Kërkim faljen e bënë vetë personi Sasho Tasevski në rrjetin e tij social facebook, nga ku edhe ka thënë të pa vërteta për kompaninë “Dauti-Komerc”.
Ja kërkim falja e plotë e personit Sasho Tasevski e shkruar në facebook:
“Me 19 korrik kamë publikuar status, ku kamë theksuar se vajza e Dauti-Komerc”-it, ka thënë se maqedonasit duhet ta pranojnë se janë bullgarë. Kështu ishte e publikuar edhe në disa media. Por më është konfirmuar se personi që ka deklaruar ashtu nuk lidhje me Dauti-Komerc”. Për këtë qëllim ju kërkojë falje për transmetimin e informacionit të gabuar”, shkruan Sasho Tasevski.