09.10.2023





Xhemail Dauti në Komisionin për Financa dhe Buxhet dhe komisionin për çështje ekonomike, kërkoi mbështetje nga deputetët për Strategjinë për Zhvillim ekonomik afatgjatë

Kryetari i nderit i OEMVP Xhemail Dauti, mori pjesë në debatin e Komisionit për Financa dhe Buxhet dhe komisionin për çështje ekonomike në Kuvend, ku u debatua për Strategjinë për Zhvillim ekonomik afatgjatë që e ndërmjetësonë UNDP-ja. Në fjalimin e tij në Komisionin për Financa dhe Buxhet, Xhemail Dauti tha se ne OEMVP që në themelimin e saj në vitin 2004 detektoi se Maqedonia nuk ka një strategji afatgjate të zhvillimit, çuditërisht pasi që nuk I dyshim rrethanat që nga pavarësia nuk kanë mbajtur llogari për një strategji, por vendimet janë marr në rrethana momentale.  

Ai shtoi se, ne jemi biznese të këtij vendi, paguajmë tatim,  kontribuojmë në këtë vend dhe në zhvillimin e këtij vendi, do ta ndërtojmë bashkë me të gjithë të tjerët.  

Në vitin 2011 patëm bë një analizë jo edhe aq  të precizuar, pamë se 32 mijë kërkesa të kompanive dhe të bizneseve rinë nëpër institucione dhe janë pa përgjigje prej institucioneve ose me vonesa. Çdo kërkese sado naive që të jetë frenon një investim, frenon një zhvillim më të hovshëm, shprehet Xhemail Dauti.  

Sipas tij, ka pas shumë rrethana ku OEMVP gjatë këtyre 17 viteve që funksionon ka propozuar mbi 11 mijë propozim-ndryshime të llojllojshme të rregullativave ligjore dhe rregulloreve nëpër institucione ku e shohim se është handikap në zhvillimin ekonomik të Maqedonisë.  

Xhemail Dauti, tha se për me u arrit  ky dokument duhet të ketë mbrojtjen juridike, besoj që se te deputet dhe forcat politike ekziston një bindje se duhet të kaloj me konsensus të përbashkët pasi që është interes I gjithë shtetit dhe I gjitha grupeve të interesit edhe politik edhe ekonomik dhe besoj se ky dokument këtu në kuvend të kaloj me konsensus.   

Ai kërkoi që në faza tjera të krijohet instrument apo institucion që do ta mbroje dhe ato që nuk I përmbahen të ndëshkohen.  


Dauti Komerc 

Aktiviteti kryesor i kompanisë “DAUTI KOMERC” SHA është import-eksporti dhe qarkullimi i mallrave të konsumit të gjërë, i cili realizohet nëpërmjet qendrave të distribucionit, si dhe përfaqësimi i disa kompanive të njohura vendore dhe ndërkombëtare nga fusha të ndryshme.

Kontakt Informacionet
LINQE TË DOBISHME

Biskota (cookies) janë vendosur në pajisjen tuaj për të përmirsuar funksionalitetin e kësaj faqe

Kam nevojë për informacion shtesë | Politika e biskotave (cookies)

Pajtohem Nuk Pajtohem