17.10.2023
Xhemail Dauti mori pjesë në konferencën e UT-së, ku u shënua ‘Dita Botërore e Ushqimit’
Me moton “Uji është jetë, uji është ushqim”, Fakulteti i Teknologjisë Ushqimore dhe të Ushqyerit i Universitetit të Tetovës e shënoi Ditën Botërore të Ushqimit. Për nder të kësaj dite u organizua edhe një panel diskutimi. Ata në diskutimet e tyre kryesisht i fokusuan në rolin dhe rëndësinë që ka uji në shëndetin e njeriut.
.
Drejtori i kompanisë “Dauti-Komerc”, Xhemail Dauti, në fjalën e tij u shpreh se, që nga themelimi i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore në vitin 2005 e këndej jemi munduar që fokusin kryesor ta kemi në lidhshmërinë e biznesit me shkencën.
“Me Universitetin e Tetovës kemi bashkëpunim të ngushtë në të gjitha programet studimore që janë kompatibile për bizneset e fushave të ndryshme, sidomos me Fakultetin e Teknologjisë Ushqimore dhe të Ushqyerit, me të cilin në mënyrë permanente kemi një bashkëpunim, që e lidhim edhe me kompanitë që merren me ushqim. Jemi prezentë çdo vit në këtë aktivitet. Këtë vit, tema e këtij manifestime është lidhur me problemet e ujit dhe kualitetin e të ushqyerit. Ne kemi anëtarët tanë që merren me trajtimin apo ambalazhimin dhe shitjen e ujit, që do të jenë të kyçur drejtpërdrejtë me këtë temë, por edhe të shfrytëzojnë ekspertët, profesorët, studiuesit e fakultetit në veprimtarinë e tyre”, theksoi Xhemail Dauti.
Në panelin kushtuar Ditës Botërore të Ushqimit ndër të tjera u tha se ky manifestim shënohet që nga viti 1981 dhe ka për qëllim sensibilizimin e politikë bërësve mbi rëndësinë e ushqimit, rolin e tij në shëndetin dhe mirëqenien e individit dhe zhvillimin e kombeve.