24.10.2023
Xhemail Dauti për TVM2: Tatimi solidarë, kompanitë duhet të paguajnë deri më 25 tetor
Kanë mbetur edhe pak dit deri më 25 tetor, kur komapnitë të cilat gjat tre viteve të kaluara kanë realizuar të ardhura mbi 10 milion euro të paguajnë tatimin solidar. Kompanitë e kanë kundërshtuar një vendim të tillë duke e dërguar kët ligj edhe në Gjykatën Kushtutuese nga ku informojnë se është krijuar lëndë për këtë çështje por ende pa ndonjë epilog.
Afaristi Xhemail Dauti, thotë se ky ligj i demotivon afaristët për të investuar, duke i detyruar ata të paguajnë për një përiudhë e cila ka kaluar.
“Nuk ka solidaritet me forcë ndërsa në anën ky ligj është i pa logjikshëm dhe antikushtetues për shkak se miratohet për një periudhë e cila ka kaluar edhe ka implikime financiare. Në ekonomi do të jap një mesazh të keq nuk dotë ketë efekte buxhetore që do të ndikojë në mirqenien shoqërore. Ky ligj i demotivon ose i detyron afaristët që çdoherë të jenë në drojë në ngritjen e bizneseve të tyre dhe të fitimit duke e ditur se mund të sillet edhe ndonjë ligj tjetër i ngjashëm” – thotë afaristi Xhemail Dauti.
Dauti shton se duhet të shqyrtohen edhe metoda të tjera për grumbullimin e mjeteve si pagesa e borxheve ndaj shtetit, ulja e tarifave doganore dhe eliminimi i ekonomisë gri.
“Të gjithë tatimpaguesit të cilët nuk kanë paguar tatim, doganë, akciz, pavarsisht se çfarë subjekti është individual, privat, apo publik, duhet të zbatohet ligji për mbledhjen e tatimeve. Në veb faqën e Drejtorisë së të Ardhurave Publike ka diku mbi 150 milion euro borxh, i cili është i dëmshëm edhe në ambientin e biznesit ku shumë kompani hezitojnë të punojnë duke e ditur se ka obligime ndaj shtetit. Ka modalitete të tjera të lëvizjës së tarifave doganore. Qeveria duhet të përpilojë një projekt afatgjatë për eliminimin e ekonomisë gri. Me një qasje serioze për integrimin në sistem, e cila në bazë të vlerësimit është mbi 30 % edhe si ekonomi edhe si të ardhura që mund të inkasohen” – deklaron Dauti. Ditë më parë zv.kryeministri për çështje ekonomike, Fatmir Bytyqi deklaroi se derisa nuk merret vendim, Ligji për Tatimin e Solidaritetit është në fuqi dhe kompanitë të cilat janë të përfshira duhet ta paguajnë.
Sipas përllogaritjeve, nga tatimi solidar duhet të mblidhen rreth 70 milionë euro të cilat më pas do të shfrytëzohen si mjete për masa antikrizë, thonë nga qeveria.