11.11.2023
“Dauti-Komerc”, pjesë e Forumit rajonal të Biznesit Ligjor në Zlatibor
Udhëheqësja e sketorit juridik e kompanisë “Dauti-Komerc”, Frosina Shtrleska, mori pjesë në Forumin e parë Rajonal të Biznesit Ligjor të mbajtur në Zlatibor, Serbi. Ku të pranishëm ishin rreth 300 juristë nga vendet e Ballkanit Perendimorë dhe udhëheqës të sektorëvbe juridik.
Qëllimi i Forumit ishte që bëhet një analizë profesionale e cështjeve aktuale në punë, në temat juridike, përdorimi teknologjive të reja, të inkurajojë bashkëpunimin rajonal përmes shkëmbimit të përvojave me ekspertë nga vendet fqinje, të të përmirësojë kompetencat personale dhe të hapë çështjet e përmirësimit të pozitës së avokatëve të korporatave.
Juristë, avokatë, profesorë dhe gjyqtarët diskutuan disa tema dhe çështje të rëndësishme që lidhen me aspektet ligjore të punëve digjitale, menaxhimin e kërkesat problematike, hapat më të rëndësishëm për të harmonizuar operacionet me ligjin e konkurrencës, aspektet ligjore për punë ndërkufitare, sigurinë kibernetike dhe menaxhimin e rrezikut, pajtueshmëria, operacionet ligjore dhe e ardhmja e profesionit të avokatit me ndikimin e avokatëve të brendshëm.
Forumi u organizua nga Shoqata e Juristëve të Korporatave të Serbisë (UKP) dhe Oda Ekonomike e Serbisë, ndërsa partner dhe përkrahës ishte Shoqata e Juristëve të Korporatave të Maqedonisë së Veriut, e cila u prezantua me panelin e posaçëm “Arbitration – renewed perspective for the counsels and their companies in the region”.