13.11.2023





“Dauti-Komerc”, pjesë e konferencës rajonale mbi lehtësimet tregtare

Në konferencën rajonale për lehtësimin e tregtisë, Dogana e Shqipërisë me mbështetjen e GIZ, organizoi Konferencën Rajonale mbi Lehtësimet Tregtare “Fuqizimi i Partneriteteve Bashkëpunuese në Epokën Digjitale”, që u mbajt më 8-9 nëntor në Tiranë.

Në këtë konferencë mori pjesë përfaqësuesi i kompanisë “Dauti-Komerc”, Msc. Muahmed Ibraimi, ku pati një sër takimesh me delegacione të larta nga administratat doganore dhe institucionet tjera relevante nga rajoni.

Konferenca mblodhi së bashku rreth 200 përfaqësues të lartë nga shteti dhe biznesi nga Ballkani Perëndimor, Moldavia, Shtetet Anëtare të BE-së, Komisioni Evropian, Organizata Botërore e Doganave dhe SHBA-të, ku u theksua rëndësia për një bashkëpunim më të ngushtë për të shfrytëzuar potencialin e partneriteteve të krijuara në peisazhin digjital, që evoluon në mënyrë të vazhdueshme.

Progresi i arritur për lehtësimin doganor, falë zbatimit të një sërë marrëveshjesh tregtare është një tregues domethënës. Harmonizimi i procedurave doganore me ato të tregut të përbashkët evropian ka rëndësi prioritare në këtë drejtim.


Dauti Komerc 

Aktiviteti kryesor i kompanisë “DAUTI KOMERC” SHA është import-eksporti dhe qarkullimi i mallrave të konsumit të gjërë, i cili realizohet nëpërmjet qendrave të distribucionit, si dhe përfaqësimi i disa kompanive të njohura vendore dhe ndërkombëtare nga fusha të ndryshme.

Kontakt Informacionet
LINQE TË DOBISHME

Biskota (cookies) janë vendosur në pajisjen tuaj për të përmirsuar funksionalitetin e kësaj faqe

Kam nevojë për informacion shtesë | Politika e biskotave (cookies)

Pajtohem Nuk Pajtohem