22.11.2023
Tregti konkurruese dhe lojale
Shkruan: Hamim Dauti- Drejtor i “Dauti-Komerc” Shkup
Ekonomia e Maqedonisë së Veriut funksionon në bazë të importeve nga prodhuesit e jashtëm. Me importin e produkteve, importohet edhe inflacioni i jashtëm si refleksion i shtrenjtimit të lëndëve të para për prodhim, siç janë energjia, transporti dhe fuqia punëtore. E gjithë kjo situatë ka impakt direkt në rritjen e çmimeve, përfshij edhe proceduarat administrative doganore.
Në mungesë të një hulumtimi strategjik dhe konceptual, qeveria si kundërpërgjigje ndërmerr masën ‘çmim i garantuar’, që është masë populiste. Masat ekonomike ‘çmim I garantuar’ nuk i ndihmojnë qytetarët, por është mekanizëm I qeverisë për të amortizuar rritjen e TVSH-së për produktet jobazë.
Masa e këtillë krahas asaj që nuk ndihmojnë zhvillimin ekonomik, mund të ndikojnë edhe në rritjen e ekonomisë së zezë, gjë e cila do të rezultonte edhe në humbjen e vendeve të punës dhe penalizmit për kompanitë.
Tregtia e lirë?
Institucionet shtetërore ekonomike duhet të heqin dorë nga koncepti i mbrojtjes të produkteve vendore. Deri më tani ky koncept ka imponuar një zhvillim të ngadalësuar ekonomik, jo të hiqet dorë nga mbrojtja administrative që mbrojnë ndonjë produkt përmes kontingjenteve, doganave dhe procedurave tjera administrative.
Pa u krijuar një konkurrencë e mirëfilltë, normal konkurrencë e jo anarki, por konkurrencë me rregullat e tregut dhe me standard të vendosur nga konkurrenca, nuk mund të ketë motiv që ndërmarrësit të bëjnë inovacione dhe të jenë konkurrent në tregun botërorë. Është normale që qeveria të ketë stimul, përkrahje dhe nxitje, ndaj prodhuesve vendorë. Ekonomitë e zhvilluara perëndimore stimulojnë exportet.
Pse fokusi vetëm të produktet ushqimore?
Sipas Entit Shtetëror të Statistikave, në tre vjet çmimet e ushqimeve dhe pijeve joalkoolike janë rritur me gati 50 për qind. Por sferat e tjera nuk janë shumë prapa. Çmimet në transport u rritën me 38 për qind, në banesa, ujë, energji elektrike, gaz dhe lëndë djegëse të tjera me 32,3 për qind, mobilie, sende shtëpiake dhe mirëmbajtje shtëpiake me 27,4 për qind, restorante dhe hotele me 41,5 për qind, pije alkoolike dhe cigare me 22, 7 për rekreacion. dhe kultura 17.8 dhe mallra dhe shërbime të tjera 23.5 për qind. Rritja totale e çmimeve është 33 për qind.
Por duhet pasur parasysh se në tre-pesë vitet e fundit në sektorin privat pagat janë rritur më shumë se 50 për qind dhe janë ulur edhe kushtet e përgjithshme të punonjësve.
Por duhet pasur parasysh se shoqëria jonë ka një ndryshim të madh në mënyrën e jetesës, dhe kjo vetëm çon në një jetë më të shtrenjtë.