06.12.2023





Dauti-TransportShped 20 vjet mbështetje për kompanitë që tregtojnë në botë

Kompania jonë ka ndërtuar me sukses të ardhmen e saj për dy dekada përmes planeve të saj afatgjate, duke plotësuar kërkesat e klientëve të saj në planë afatgjatë. Përmisimi në kontinuitet dhe zhvillimi I përhershëm të vendimeve të reja janë priorite I lartë.  Ne jemi gjithmonë të hapur ndaj ideve dhe risive drejt së ardhmes në mënyrë që të jemi më fleksibël dhe më afër klientëve tanë.

Rritja e kompanisë sonë gjeneron një rritje të vazhdueshme të kapaciteteve për transport me kamionë. Synimin për t'u shtrirë në tregje të reja nëpërmjet pranisë së drejtpërdrejtë filluam ta arrijmë në vitin 2017, kur kompania jonë zgjeroi veprimtarinë e saj të biznesit në territorin e Shqipërisë, ndërsa jo shumë kohë më parë Dauti-TransportShped bëri investime në kompaninë e re edhe në Kroaci. Me themelimin e Dauti-TransportShped në Kroaci, shtet anëtar i BE-së, ne kemi mundësinë të kryejmë ngarkesa në tregun evropian në të cilin është vendosur tregtia e lirë e mallrave dhe shërbimeve ndërmjet anëtarëve, pa barriera doganore dhe administrative.

Suksesi i kompanisë sonë është falë ekipit të suksesshëm të përbërë nga më shumë se 140 punonjës, dhe në fushën e përfaqësimit doganor Dauti-TransportShped ofron zgjidhje që mund të lehtësojnë funksionimin  dhe ka 8 filiale përmes të cilave kryen përfaqësim doganor në të gjitha njësitë doganore në territorin e Maqedonisë së Veriut.


Dauti Komerc 

Aktiviteti kryesor i kompanisë “DAUTI KOMERC” SHA është import-eksporti dhe qarkullimi i mallrave të konsumit të gjërë, i cili realizohet nëpërmjet qendrave të distribucionit, si dhe përfaqësimi i disa kompanive të njohura vendore dhe ndërkombëtare nga fusha të ndryshme.

Kontakt Informacionet
LINQE TË DOBISHME

Biskota (cookies) janë vendosur në pajisjen tuaj për të përmirsuar funksionalitetin e kësaj faqe

Kam nevojë për informacion shtesë | Politika e biskotave (cookies)

Pajtohem Nuk Pajtohem