06.12.2023
Fokusi kryesor i “Dauti-Komerc” në të ardhmen do të jetë eksporti i mallrave në BE nga prodhues vendor dhe rajonal
“Dauti-Komerc” ka si synim kryesor në të ardhmen përmirësimin dhe zhvillimin e distribucionit profesional në vend, por edhe në të gjitha përfaqësitë e saj si në Kosovë, Mal të Zi dhe Shqipëri. Fokusi ynë kryesor do të jetë eksporti i mallrave në BE nga prodhuesit vendor dhe nga prodhuesit rajonal, theksoi Xhemail Dauti, drejtor i përgjithshëm “Dauti-Komerc”, në intervistën për revistën ‘Izvoz.mk’.
Ai shton se sot eksportojnë në Serbi, Bosnje-Hercegovinë, Kroaci, Slloveni, Austri, Zvicër, Suedi, Francë, Itali, Gjermani, ndërsa po hulumtojmë mundësitë e vendosjes në Lindjen e Mesme dhe në SHBA.
Deri më 30 shtator të vitit 2022, “Dauti-Komerc” ka bërë eksport 700,000 euro në bazë të dokumentacionit ndërsa për periudhën e njetë të këtij vitit 2,000,000 euro. Në këtë trend pozitiv ndikuan shumë faktorë, përkundër aktiviteteve komerciale, përkatësisht përfitimet nga lehtësimi i barrierave tarifore dhe jotarifore.