07.12.2023
Hartimi i Strategjisë Nacionale për Zhvillim
Drejtori Xhemail Dauti, si përfaqësues i Odës Ekonmike të Maqedonisë Veri Perindomore, mori pjesë në eventin që u promovua draft verzioni final i Strategjisë Kombëtare për Zhvillim 2024-2044. Në këtë debat të gjërë dhe konsultativ Xhemail Dauti, i cili ka qenë promotorë dhe nxitës i Strategjisë Nacionale për Zhvillim, paraqiti vërjetet e tij, ndaj draft verzionit, ku rekomandoi që të krijohet një organ që do të ndjek implemntimin në funksionim praktikë.
Në hartimin e Strategjisë Kombëtare për Zhvillim janë kycur mbi mbi 450 përfaqësues nga institucionet , sektori civil, sektori i biznesit, ekspertë nga fusha të ndryshme, një numër i madh të rinjsh dhe përfshirje si dhe konsultim të gjerë me më shumë se 5000 qytetarë nga gjenerata të ndryshme, grupe etnike, parti politike dhe aktorë shoqërorë.
|