08.12.2023
Nga TOP100 kompani, “Dauti-Komerc”, rangohet në vendin e dytë
Në bazë të parametrave dhe suksesit financiar, kompania “Dauti-Komerc”, u rangua në vendin e dytë të këtij edicioni të TOP100 të Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri Perendimore. Cmimin kompanisë ja ndau kryeministri Dimitar Kovacevski, ndërsa e pranoi Hamim Dauti, drejtori “Dauti-Komerc”- Shkup.
Në kontinuitet “Dauti-Komerc”, rangohet ndër pesë kompanitë më të suksesshme në Maqedoninë e Veriut, në bazë të neto fitimit, pjesamrjes rajonale, avancimin e kuadrove në karier, rritjen e konkurencës dhe investimeve kapitale.
Për këtë viti ka shënaur qarkullim p vjetore 60 milion euro, neto fitim 1.6 milion euro, numri i të punësuarëve 361, export 2 milion euro dhe investime 1.2 milion euro.
Ngjarja TOP 100 shënon një moment vlerësimi dhe shpërblimi për kompanitë më të mira, duke theksuar arritjet e tyre të jashtëzakonshme dhe rëndësinë e tyre në nxitje të konkurrencës, por edhe në krijimin e një standardi më të mirë jetësor për qytetarët e vendit tonë.
Oda Ekonomike e Maqedonisë Veriperëndimore vitin 2023 e përmbylli me organizimin e ngjarjes tradicionale të saj TOP-100 për të trembëdhjetën herë radhazi, duke e kremtuar së bashku suksesin e kompanive në vend, si dhe kontributin e tyre për rritjen dhe zhvillimin ekonomik të vendit.