18.12.2023





Seminar për rritjen e efikasitetit të konceptit Operator I Autorizuar Ekonomik

Drejtoria e Doganave në bashkëpunim me Aktivitetin e USAID-it, Partneritetit për Rritje Ekonomike, implememtuar nga Palladium International dhe IDEAS DePo,  mbajtën seminar për prezantimin dhe përmirësimin e efikasitetit të programit të Operatorit të Autorizuar Ekonomik (OAE), ku ishin të përfshira të gjitha institucionet relevante për zbatimin e tij.  

Në këtë seminar ishte edhe përfaqësuesi i kompanisë “Dauti-Komerc”, Muhamed Ibrahimi, si dhe përfaqësues nga komuniteti i biznesit dhe poseduesit e OAE, të cilët shkëmbyen përvoja dhe mendime në drejtim të përshpejtimit të qarkullimit të mallrave, lehtësimit të tregtisë ndërkombëtare, si dhe mundësi të reja biznesi për kompanitë OAE.  

Aktualisht, në vend janë 27 kompani - posedues të OAE. Përfitimet për këto kompani nënkuptojnë zbatimin procedurave të thjeshta doganore, procedurat ndërkufitare më të shpejta dhe më të lira, prioritet gjatë zhdoganimit si dhe trajtimi tyre si partnerë të besuar të Drejtorisë së doganave, si dhe për institucionet e tjera shtetërore të përfshira në procedurën doganore.  


Dauti Komerc 

Aktiviteti kryesor i kompanisë “DAUTI KOMERC” SHA është import-eksporti dhe qarkullimi i mallrave të konsumit të gjërë, i cili realizohet nëpërmjet qendrave të distribucionit, si dhe përfaqësimi i disa kompanive të njohura vendore dhe ndërkombëtare nga fusha të ndryshme.

Kontakt Informacionet
LINQE TË DOBISHME

Biskota (cookies) janë vendosur në pajisjen tuaj për të përmirsuar funksionalitetin e kësaj faqe

Kam nevojë për informacion shtesë | Politika e biskotave (cookies)

Pajtohem Nuk Pajtohem