01.01.2024
“Dauti-Komerc” përmbyll me sukseses vitin 2023
Me rastin e festave të fund vitit, kompania ‘Dauti-Komerc’, ka organizuar një event festiv me menaxhmentin e saj në Prishtinë, ku ishin të pranishëm stafi i shitjes e “Dauti-Komerc”-Maqedoni e Veriut, “Dauti-Komerc”-Kosovë, “Dauti-Komerc”-Mali i Zi dhe “Dauti-Komerc-Shqipëri . Ata prezentuan punën një vjeçare që kanë realizuar, ku u konstatua se kanë realizuar një vitë të suksesshëm financiar edhe përskaj sfidave tregtare.
Vitin 2023 kompania ‘Dauti-Komerc’ e përmbyllë me një qarkullim vjetor prej 126 milion euro, me një rritje prej 18.28 për qind nga vitit 2022.
Menaxhmenti i kompanisë është I kënaqur me rezulatet dhe sukseset e arritura, por kjo rritje ishte projeksion I Bordit të pronarëve dhe menaxhmentit të kompanisë.
Drejtori i Përgjithshëm i ‘Dauti-Komerc’, z.Xhemail Dauti, theksoi sfidat me të cilat ballafaqohen tregjet rajonale, në katër shtete ku ushtronë veprimtarin tregtare kompania. Ai tha kemi rritje dhe rezultate pozitive, dhe kjo është si rezultat i angazhimit permanent të kompanisë. Si rezultat i zhvillimit, drejtori z.Xhemail Dauti, tha se kompania realizon investime të reja edhe atë në Saraj-Shkup, Qendrën për Export prej 30 mijë m2, objektin e saj në Shqipëri dhe në përfundim e sipër është objekti i dyt në Ferizaj-Kosovë.
Ndërsa, drejtori z. Hamim Dauti, theksoi politikat inovative në planin organizativ që kompania do të implementojë vitin e ardhshëm, që të ofrojë kushtë më të mira për blerësit dhe për të qenë sa më konkurues në tregun vendor dhe rajonalë.
Prezentimin e detajuar të qarkullimit vjetor, para menaxhmentit e bënë udhëheqësit e sektorëve dhe të departamenteve, ku treguan detaje për c’do sektor dhe për dhjet top produktet.