12.02.2024
Drejtori Xhemail Dauti vizitë tek kryeministri Talat Xhaferi
Drejtori i përgjithshëm i kompanisë, z.Xhemail Dauti, ishte pjesë e delegacionit të Odës Ekonomike të Maqedonisë Veriperndimore, në takim te kryeministri i Maqedonisë së Veriut Talat Xhaferi.
Në takim është bashkëbiseduar për sfidat ekonomike në vendë, perspektivat dhe mundësitë e bashkëpunimit ekonomike për një zhvillim ekonomik, me theks të vecantë migrimi i fuqisë puntore si shqetësim.
OEMVP si institucion i pavarur, bashkëpunon me të gjithë akterët relevant në drejtim të përmirësimit të klimës për biznes, si parakusht për stabilitet socio-ekonomik të vendit dhe qytetarëve të saj.
|