15.02.2024





Xhemail Dauti: Manifesti për zhvillim të përshpejtuar ekonopmik’ parasheh zhvillimin e bizneseve në vend dhe integrimin e tyre në tregjet evropiane

Takimi i organizuar mes antarëve të OEMVP-së dhe presidentit Stevo Pendarovski, ku u bë prezentimi i ‘Manifestit për zhvillim të përshpejtuar ekonomik’ si dhe ofroi mundësi përfaqësuesve të biznesit njëkohësisht dhe anëtarë të OEMVP-së për të parashtruar pyetje dhe për të adresuar problematika me të cilat përballet sektori real i biznesit. Në këtë takim mori pjesë drejtori gjeneral i “Dauti-Komerc”, z.Xhemail Dauti, drejtori z.Hamim Dauti, ‘Dauti-Komerc’, Maqedoni dhe drejtori i “Dauti-TrabsportShped’ Daim Ramadani.

Drejtori i përgjithshëm z.Xhemail Dauti, tha se ‘Manifesti për zhvillim të përshpejtuar ekonopmik’ ëshyë një dokument i rëndësishëm, që parasheh zhvillimin e bizneseve në vend dhe integrimin e tyre në tregjet evropiane. Ai paraqiti edhe sfidat me të cilat ballafaqohet komuniteti i biznesit në vend, duke kërkua rqë presidenti Pendarovski të ushtroj autoritetin e tij për të ndikuar për politikat ekonomike në vend.

Gjithashtu, Presidentit i’u prezantua edhe analiza e OEMVP-së “Manifesti Ekonomik për zhvillim të përshpejtuar” i krijuar në bashkëpunim me institucionet akademike. Kjo iniciativë synon të ofrojë një vështrim më të thellë në rrjedhën ekonomike të shtetit prej pavarësisë së tij, duke identifikuar mangësitë dhe duke shërbyer si udhërrëfyes për të shprehur përparimin dhe vizionin për ekonominë në vitet e ardhshme.

Presidenti Pendarovski u shpreh se “Biznesi kërkon parashikueshmëri dhe kërkon siguri ligjore“. Ai gjithashtu theksoi edhe problemin e fuqisë punëtore dhe ardhjen e teknologjive të reja në vend dhe se sa është vendi jonë në gatishmëri për të njëjtat. Ai gjithashtu theksoi se me bizneset anëtare të OEMVP-së do të realizojë edhe takime për mënjanim dhe zvogëlim të problemeve.

Manifesti trajton një sërë temash të rëndësishme dhe të ndjeshme për zhvillimin e vendit në të ardhmen. Temat e trajtuara përfshijnë:

· Procesi i privatizimit-pasojat, zhvillimi i pabarabartë rajonal dhe papunësia,

· Ekonomia joformale – si pengesë e vazhdueshme, migracioni ndër vite-ikja e fuqisë punëtore,

· Zbatimi i drejtë i legjislacionit-reforma për institucione më efikase,

· Republika e Maqedonisë së Veriut në vitin 2030.

Në këtë takim pune, prezent ishin më shumë se 40 përfaqësues të kompanive vendore, të cilët nëpërmjet OEMVP-së arritën të i kanalizojnë shqetësimet dhe kërkesat e tyre tek Presidenti i shtetit si një nga institucionet kryesore në vend.


Dauti Komerc 

Aktiviteti kryesor i kompanisë “DAUTI KOMERC” SHA është import-eksporti dhe qarkullimi i mallrave të konsumit të gjërë, i cili realizohet nëpërmjet qendrave të distribucionit, si dhe përfaqësimi i disa kompanive të njohura vendore dhe ndërkombëtare nga fusha të ndryshme.

Kontakt Informacionet
LINQE TË DOBISHME

Biskota (cookies) janë vendosur në pajisjen tuaj për të përmirsuar funksionalitetin e kësaj faqe

Kam nevojë për informacion shtesë | Politika e biskotave (cookies)

Pajtohem Nuk Pajtohem