13.03.2024
Zhvillimi i infrastrukturës lokale ishte tema e takimit me kryetarin e komunës së Sarajit
Pronarët e kompanisë, z.Xhemail Dauti dhe z.Hamim Dauti, kanë pritur në takim kryetarin e Komunës së Sarajit, z.Blerim Bexhetin. Në takim është biseduar për realizimin e projekteve për zhvillimin e infrastrukturës lokale dhe mundësitë e rritjes së kapaciteteve investuese nga sektori privat në teritorin e komunës së Sarajit.
Drejtori i përgjithshëm i kompanisë z.Xhemail Dauti, e ka njoftuar kryetarin e komunës për projektet zhvillimore të kompanisë “Dauti-Komerc”, rreth ndërtimit të Qendrës për Export, e cila do të jetë një bazë për të nxitur rritjen e exportit të produkteve vendore në tregjet evropiane.
|