29.03.2024





Sektori i kontabilitetit pjesmarës në konferencën rajonale “Kontabiliteti në rajon, trendet, sfidat, standarte dhe perspektivat”

Në Shkup u mbajtë konferenca e parë rajonale me temë “Kontabiliteti në rajon, trendet, sfidat, standarte dhe perspektivat”, në këtë konferencë mori pjesë drejtori i përgjithshëm i kompanisë z.Xhemail Dauti, ku ishte i shoqëruar nga stafi i  sektorit për kontabilitet në kompaninë “Dauti-Komerc”. Sektori i kontabilitetit në kompaninë tonë në vazhdimësi kryenë punën në mënyrën sa më profesioanele, duke ndjekur dhe zbatuar trendet dhe standartet e avancuara në veprimtarin e kontabilitetit.

Në këtë event morën pjes rreth 300 kontabilistë, përfaqësues të organizatave profesionale të kontabilistëve dhe punonjësve financiarë nga rajoni, si dhe institucione, organizata dhe kompani nga vendi, përfshirë këtu edhe vendas  dhe ekspertë ndërkombëtarë në këtë fushë.

Mbështetja e qartë institucionale dhe bashkëpunimi ndërmjet të gjithë aktorëve dhe partnerëve në proces, si dhe shfrytëzimi i përvojave të vendeve të rajonit, janë të domosdoshëm për të mundësuar zhvillimin e mëtejshëm të veprimtarisë së kontabilitetit dhe avancimin e statusit të kontabilistëve profesionistë në vendin tonë, ky ishte mesazhi kryesorë i kësaj konference rajonale.


Dauti Komerc 

Aktiviteti kryesor i kompanisë “DAUTI KOMERC” SHA është import-eksporti dhe qarkullimi i mallrave të konsumit të gjërë, i cili realizohet nëpërmjet qendrave të distribucionit, si dhe përfaqësimi i disa kompanive të njohura vendore dhe ndërkombëtare nga fusha të ndryshme.

Kontakt Informacionet
LINQE TË DOBISHME

Biskota (cookies) janë vendosur në pajisjen tuaj për të përmirsuar funksionalitetin e kësaj faqe

Kam nevojë për informacion shtesë | Politika e biskotave (cookies)

Pajtohem Nuk Pajtohem