26.09.2024





Vizita e Ambasadorit të Malit të Zi në Dauti Komerc: Diskutime për Bashkëpunim dhe Nisma të Reja Biznesi

Sot në ambientet e kompanisë Dauti Komerc zhvilluam një takim të rëndësishëm me Ambasadorin e Malit të Zi. Ambasadorin e mirëpriti Drejtori Gjeneral i Dauti Komerc, z. Xhemail Dauti. Gjatë takimit, u diskutuan çështjet që lidhen me sfidat dhe problematikat me të cilat përballet kompania Dauti Komerc në tregun e Malit të Zi.

Një nga pikat kryesore të diskutimit ishte ngritja e një iniciative për themelimin e Këshillit të Bizneseve midis Maqedonisë se Veriut  dhe Malit të Zi, që do të synonte lehtësimin e bashkëpunimit dhe përmirësimin e klimës së biznesit ndërmjet këtyre dy vendeve.

Për më tepër, u theksua rëndësia e thellimit të bashkëpunimit dhe lehtësimit të procedurave tregtare ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi, duke marrë parasysh që Dauti Komerc është e pranishme me sukses në rajon, duke përfaqësuar kompani në Maqedoninë e Veriut, Kosovë, Shqipëri dhe Mal të Zi.


Dauti Komerc 

Aktiviteti kryesor i kompanisë “DAUTI KOMERC” SHA është import-eksporti dhe qarkullimi i mallrave të konsumit të gjërë, i cili realizohet nëpërmjet qendrave të distribucionit, si dhe përfaqësimi i disa kompanive të njohura vendore dhe ndërkombëtare nga fusha të ndryshme.

Kontakt Informacionet
LINQE TË DOBISHME

Biskota (cookies) janë vendosur në pajisjen tuaj për të përmirsuar funksionalitetin e kësaj faqe

Kam nevojë për informacion shtesë | Politika e biskotave (cookies)

Pajtohem Nuk Pajtohem