24.01.2025
DAUTI KOMERC PËRMBYLL VITIN 2024
“Dauti Komerc” përmbyll vitin 2024 me rezultate të jashtëzakonshme: Rritje, inovacion dhe ekspansion global
SH.A “Dauti Komerc” ka përfunduar vitin 2024 me sukses të jashtëzakonshëm, duke arritur rreth 150 milionë euro në shitje dhe duke forcuar pozicionin si një prej liderëve në tregun rajonal dhe global.
Gjatë vitit, kompania ka realizuar:
• Hapësira të reja dhe moderne për të përmbushur kërkesat në rritje të tregut.
• Rritje të numrit të punonjësve, duke kontribuar në krijimin e vendeve të punës dhe zhvillimin e aftësive profesionale.
• Performancë superiore në përfaqësitë në Mal të Zi, Kosovë dhe Shqipëri, me rritje të ndjeshme të përqindjes së tregut.
• Tejkalim të sfidave globale, duke treguar fleksibilitet dhe aftësi për të përballuar një mjedis ekonomik të pasigurt.
Cash & Carry: Lehtësi dhe efikasitet për klientët
Një nga arritjet kryesore të vitit ishte vënia në funksion deposë së re Cash & Carry, e cila ofron qasje të shpejtë, transparencë dhe mundësi për furnizim të menjëhershëm me produkte cilësore, duke transformuar eksperiencën e blerjes për klientët.
Cateringu: Standard i ri në treg
Me futjen në sektorin e cateringut, “Dauti Komerc” ka vendosur një standard të ri në treg, duke ofruar cilësi të lartë, shërbime inovative dhe një eksperiencë të re për klientët.
Ekspansion global
Kompania ka shënuar zgjerim të suksesshëm në tregje të reja, përfshirë Shtetet e Bashkuara, Australinë dhe disa vende evropiane, duke hapur horizonte të reja për të ardhmen.
Vizioni për 2025: Përkushtim ndaj njerëzve dhe inovacionit
“Dauti Komerc” vazhdon rrugëtimin drejt një të ardhmeje të ndritur me një vizion të qartë për 2025:
• Akademi për komerci dhe logjistikë, një platformë për zhvillim profesional dhe ngritje të kapaciteteve të punonjësve.
• Krijimi i një ambienti pune relaksuese për mirëqenien dhe motivimin e ekipit.
• Thellimi i ndjenjës së bashkësisë, duke forcuar konceptin e “një familjeje të madhe”, ku çdo individ është një hallkë e rëndësishme për suksesin e përbashkët.
SH.A “Dauti Komerc” mbetet e përkushtuar ndaj vizionit të saj për inovacion, përmirësim të vazhdueshëm dhe zgjerim global, duke ndërtuar një të ardhme të ndritur për të gjithë.