24.01.2025
TAKIM STUDIUES MES MENAXHMENTIT TË DAUTIT KOMERC DHE MEGGLE
Në një mbledhje të rëndësishme që u mbajt sot mes drejtuesve të “Dauti Komerc” dhe drejtuesve të “Meggle”, u diskutua intensifikimi i bashkëpunimit dhe strategjitë për rritjen e shitjeve. Një nga pikat kryesore ishte shpërndarja e tre artikujve kryesorë të Meggle në të gjitha pikat e shitjes të Dauti Komerc.

U analizuan performancat e shitjeve të Meggle për vitin 2024, duke renditur Meggle si markën e tretë në kuadër të Dauti Komerc. Për vitin 2025, u vendos një target i ri ambicioz për të tejkaluar këto rezultate, duke u fokusuar edhe në plasimin e artikujve të rinj në sektorin HO-RE-CA.
Gjatë mbledhjes, u theksua rëndësia e promovimit të produkteve të reja të Meggle .


Në këtë takim morën pjesë drejtuesit kryesorë të Dauti Komerc: Drejtori i Përgjithshëm, Xhemail Dauti, së bashku me drejtorin ekzekutiv Hamim Dauti, dhe drejtuesit e sektorëve Jetmir Dauti, Elham Dauti dhe Zuhra Iskenderler, të cilët theksuan përkushtimin për përmirësimin e mëtejshëm të bashkëpunimit me Meggle. Nga Meggle të pranishëm ishin Jadranka Paneva, drejtoreshë e përgjithshme e MEGGLE në Bosnje dhe Hercegovine, Marjan Buçak, drejtor i përgjithshëm i Meggel- Kroaci dhe Danilo Micic, përfaqësues i Meggle-Maqedoni.
Meggle është partner strategjik për mbështetje të Dauti Komerc në tregjet ndërkombëtare ku operon.

