30.01.2025
XHEMAIL DAUTI: SHTETI DUHET TË RREGULLOJË TREGUN DHE MASAT E MBIKËQYRJES
Drejtori i Përgjithshëm i “ Dauti Komerc”, Xhemail Dauti, i ftuar në emisionin Top Tema, duke elaboruar luhatjen e çmimeve në tregun tonë, tha se shteti ka për detyrë të krijojë kushte të drejta në treg duke marrë shembull nga praktikat ndërkombëtare, si ato të BE-së apo SHBA-ve. Ai theksoi mbrojtjen e konkurrencës dhe rëndësinë e eliminimit të padrejtësive tregtare. Analizoi nevojën për ulje të taksave dhe politika për të favorizuar konsumatorët dhe bizneset.
|