06.02.2025





Xhemail Dauti në ‘Biznes Plus’ në TVM2 – Sfidat dhe zhvillimet ekonomike

Kryetari i nderit i Odës Ekonomike të Maqedonisë së Veriut – Perëndimore (OEMVP) dhe njëherësh Drejtori i përgjithshëm i “Dauti Komerc”, Xhemail Dauti, do të jetë i ftuar të enjten, më 6 shkurt 2025, në emisionin “Biznes Plus” në TVM2, në ora 20:30. Në këtë emision do të diskutohen çështje kyçe që ndikojnë në bizneset dhe konsumatorët në vend, si bojkoti i marketeve për shkak të, sic thonë, çmimeve të larta, ndikimi i këtij bojkoti në ekonominë e vendit, propozimi i OEMVP për rritjen e pagës minimale në 500 euro pa rritje të kontributeve, si dhe zbatimi i Ligjit për praktikat e padrejta tregtare. Xhemail Dauti do të sjellë analizën e tij nga perspektiva e një biznesmeni me përvojë, duke hedhur dritë mbi sfidat dhe mundësitë për zhvillimin ekonomik të vendit.


Dauti Komerc 

Aktiviteti kryesor i kompanisë “DAUTI KOMERC” SHA është import-eksporti dhe qarkullimi i mallrave të konsumit të gjërë, i cili realizohet nëpërmjet qendrave të distribucionit, si dhe përfaqësimi i disa kompanive të njohura vendore dhe ndërkombëtare nga fusha të ndryshme.

Kontakt Informacionet
LINQE TË DOBISHME

Biskota (cookies) janë vendosur në pajisjen tuaj për të përmirsuar funksionalitetin e kësaj faqe

Kam nevojë për informacion shtesë | Politika e biskotave (cookies)

Pajtohem Nuk Pajtohem