11.02.2025





Dauti Komerc në Panairin ISM

Panairi Ndërkombëtar Panairin ISM , i mbajtur në Këln, Gjermani, është një nga ngjarjet më të rëndësishme në industrinë e ëmbëlsirave dhe snacks-eve, duke mbledhur prodhues, furnitorë dhe ekspertë nga e gjithë bota. Nga Dauti Komerc, në këtë event morën pjesë Jetmir Dauti, Jasin Dauti, Elham Dauti, Enri Sakipi, Jasin Ejupi dhe Florim Saiti, me një qëllim të qartë: të analizojnë trendet e reja të tregut dhe të identifikojnë mundësi për rritjen e efikasitetit dhe zgjerimin e bashkëpunimeve me furnitorë ndërkombëtarë. Këtë vit, panairi shërbeu si një qendër e inovacionit në fusha si lëndët e para, teknologjitë e përpunimit, materialet e paketimit dhe siguria ushqimore.

Pse është i rëndësishëm panairi ISM për Dauti Komerc?

Si kompani lider në import-eksportin e produkteve ushqimore, Dauti Komerc nuk u paraqit në këtë panair si ekspozues, por si vëzhgues strategjik. Kjo qasje i mundësoi ekipit  që të analizojë furnitorët dhe teknologjitë më të reja në prodhimin dhe përpunimin e produkteve ushqimore, të studiojë inovacionet në materialet e paketimit, veçanërisht ato ekologjike dhe të riciklueshme, të cilat janë një domosdoshmëri për përputhjen me rregulloret e reja evropiane, takojë partnerë potencialë dhe të eksplorojë modele të reja biznesi për importin dhe shpërndarjen e produkteve të ëmbëlsirave dhe snacks-eve, të kuptojë ndikimin e inteligjencës artificiale dhe automatizimit në zinxhirët e furnizimit dhe proceset e prodhimit.

Çfarë përfiton konkretisht Dauti Komerc nga pjesëmarrja në një panair tw tillë?

Pjesëmarrja në një panair si panairi ISM është një investim strategjik që sjell disa përfitime kryesore. Përmirësimi i rrjetit të furnitorëve,  Identifikimi i partnerëve të rinj për produkte cilësore me çmime konkurruese, zhvillimi i linjave të reja të produkteve, pra njohja me risitë në sektorin e snacks-eve dhe ëmbëlsirave mund të ndihmojë në zgjerimin e gamës së produkteve që Dauti Komerc ofron. Përvetësimi i teknologjive më të avancuara, të kuptuarit e trendeve të reja në përpunimin dhe paketimin e produkteve, për të rritur cilësinë dhe qëndrueshmërinë e produkteve në treg. Përshtatja me rregulloret ndërkombëtare, pra monitorimi i standardeve të sigurisë ushqimore dhe praktikave të qëndrueshme, që do të ndikojnë në mënyrën se si operon tregu. Optimizimi i logjistikës dhe kostove, krahasimi i zgjidhjeve më të mira për ruajtjen, transportin dhe shpërndarjen e produkteve në tregun vendas dhe atë ndërkombëtar.

Dauti Komerc doli nga panairi ISM me njohuri të reja dhe kontakte të rëndësishme, të cilat do të ndikojnë në strategjinë e importit, përmirësimin e furnizimit dhe adaptimin e risive në tregun shqiptar dhe rajonal. Kjo pjesëmarrje ishte një hap i rëndësishëm për të mbetur konkurrues në tregun ushqimor, duke sjellë produkte cilësore, inovative dhe të përballueshme për konsumatorët.


Dauti Komerc 

Aktiviteti kryesor i kompanisë “DAUTI KOMERC” SHA është import-eksporti dhe qarkullimi i mallrave të konsumit të gjërë, i cili realizohet nëpërmjet qendrave të distribucionit, si dhe përfaqësimi i disa kompanive të njohura vendore dhe ndërkombëtare nga fusha të ndryshme.

Kontakt Informacionet
LINQE TË DOBISHME

Biskota (cookies) janë vendosur në pajisjen tuaj për të përmirsuar funksionalitetin e kësaj faqe

Kam nevojë për informacion shtesë | Politika e biskotave (cookies)

Pajtohem Nuk Pajtohem