11.02.2025
Xhemail Dauti: Tatimet doganore të larta po ndikojnë në çmimet e produkteve
Drejtori i përgjithshëm i Dauti Komerc, Xhemail Dauti, në një prononcim për edicionin qendror të lajmeve në televizionin Telma, komentoi gjendjen aktuale të çmimeve në vend. Sipas tij, çdo masë që mund të marrë qeveria duhet të jetë në përputhje me logjikën e tregut dhe atë ekonomike.
Dauti theksoi se një nga faktorët kryesorë që ndikojnë në çmimet e larta janë tatimet doganore, të cilat janë ndër më të lartat në rajon. Ai kërkoi heqjen e tyre, veçanërisht për produktet e konsumit të gjerë, të cilat, sipas tij, duhet të kenë tatim doganor zero.
Ndërkohë, analizat e fundit të Inspektoratit të Tregut kanë treguar se marzha e fitimit për disa produkte nga importi deri në raftet e marketeve arrin nga 40% deri në 70%. Kjo do të thotë se nëse një produkt importohet me një çmim prej 1.000 denarësh, në markete ai arrin të shitet për 1.400 denarë ose më shumë.
|