13.02.2025
Dauti Komerc pajiset me leje për sigurim privat
Dauti Komerc ka marrë nga Ministria e Punëve të Brendshme e Republikës së Maqedonisë së Veriut leje për sigurim privat për nevojat e veta. Kjo leje dëshmon se kompania ka plotësuar të gjitha kushtet e përcaktuara nga neni 14 i Ligjit për Sigurim Privat. Leja është e vlefshme për sigurimin e brendshëm të objekteve dhe aseteve të kompanisë.
|