14.02.2025
Rufat Musliu - 30 vite pjesë e kompanisë Dauti Komerc
Drejtori i përgjithshëm, Xhemail Dauti, priti në takim punëtorin e parë të Dauti Komerc, Rufat Musliu, i cili sot shënon plot 30 vite nga angazhimi i tij në kompani. Më 14.02.1995 nisi rrugëtimin duke e bërë historinë e tij një dëshmi të përkushtimit dhe avancimit profesional, duke kaluar nga një punëtor i thjeshtë në menaxher regjional.
Gjatë këtyre tre dekadave, Rufati ka treguar përkushtim të jashtëzakonshëm, seriozitet dhe përgjegjësi maksimale, duke qenë gjithmonë i pranishëm dhe i përkushtuar ndaj punës. Ai është një shembull frymëzues i punës së palodhur dhe besnikërisë ndaj kompanisë.
Drejtori i përgjithshëm, Xhemail Dauti, theksoi rëndësinë e punonjësve për suksesin e Dauti Komerc, duke vlerësuar kontributin e tyre si shtylla kryesore e zhvillimit dhe rritjes së kompanisë. Ai ritheksoi përkushtimin e Dauti Komerc për të mbështetur dhe motivuar punonjësit, duke krijuar një mjedis pune ku mundësitë për zhvillim profesional dhe avancim janë gjithmonë të pranishme.
Ky jubile është një dëshmi e marrëdhënies së fortë midis kompanisë dhe punonjësve të saj, duke treguar se suksesi i përbashkët ndërtohet mbi besim, punë të palodhur dhe vlera të qëndrueshme.
