17.02.2025
Nga data 1 mars, Dauti Komerc distributor i Meggle edhe për Kosovën
Dauti Komerc ka marrë ekskluzivitetin për distribuimin e produkteve Meggle nga Gjermania edhe në tregun e Kosovës, duke nisur nga data 1 mars 2025. Ky hap shënon një zgjerim të rëndësishëm në portofolin e kompanisë dhe një mundësi për të ofruar produkte cilësore në një treg gjithnjë e më kërkues. Me këtë rast, në selinë qendrore të Dauti Komerc në Maqedoni, u zhvillua një takim me përfaqësues nga Kosova, ku u prezantuan artikujt dhe planet për shpërndarjen e tyre. Ky bashkëpunim synon të forcojë prezencën e Meggle në rajon dhe të rrisë qasjen e konsumatorëve kosovarë ndaj brendeve të njohura evropiane.
 
|