19.02.2025





Dauti Komerc në eventin e ambasadës së Kosovës për Pavarësinë

Xhemail Dauti, CEO i Dauti Komerc, së bashku me Jetmir Dautin, Jasin Dautin dhe Elham Dautin, gjeneratën e re të drejtuesve të kompanisë Dauti Komerc, morën pjesë mbrëmë në eventin e organizuar nga Ambasada e Kosovës në Shkup për nder të Pavarësisë së Kosovës.

Të ftuar nga ambasadori Florian Qehaja dhe bashkëshortja e tij, Vjosa Misini-Qehaja, përfaqësuesit e Dauti Komerc ishin pjesë e këtij eventi të rëndësishëm, ku u theksua rëndësia e bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve.

Gjatë fjalimit të tij,  para të pranishmëve në mesin e të cilëve figura të larta shtëtrore, politike, kulturore, ambasadori Qehaja falënderoi kompaninë Dauti Komerc për mbështetjen e vazhdueshme ndaj ambasadës dhe potencoi se shkëmbimi tregtar mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut ka arritur thuajse gjysmë miliard euro.

Dauti Komerc mbetet e përkushtuar ndaj forcimit të lidhjeve ekonomike dhe vazhdon të jetë një partner i besueshëm në zhvillimin e bashkëpunimit mes dy shteteve.


Dauti Komerc 

Aktiviteti kryesor i kompanisë “DAUTI KOMERC” SHA është import-eksporti dhe qarkullimi i mallrave të konsumit të gjërë, i cili realizohet nëpërmjet qendrave të distribucionit, si dhe përfaqësimi i disa kompanive të njohura vendore dhe ndërkombëtare nga fusha të ndryshme.

Kontakt Informacionet
LINQE TË DOBISHME

Biskota (cookies) janë vendosur në pajisjen tuaj për të përmirsuar funksionalitetin e kësaj faqe

Kam nevojë për informacion shtesë | Politika e biskotave (cookies)

Pajtohem Nuk Pajtohem