19.02.2025





Takim mes Dauti Komerc dhe Globe Williams Skopje

Përfaqësuesit e Dauti Komerc, Drejtori i Përgjithshëm Xhemail Dauti dhe Ibrahim Zeneli pritën në takim një delegacion nga Globe Williams Skopje, i përbërë nga CEO Peter Souvatzis dhe drejtori Tassos Raftis.

Gjatë takimit, u diskutua mundësia për shfrytëzim të ndërsjellë të shërbimeve që ofrojnë dy kompanitë. Globe Ëilliams Skopje shfaqi interes për shfrytëzim të produkteve që Dauti Komerc plason në treg, shërbimit për trajtim të mbeturinave nga druri, letra, plastika etj, si dhe shërbimet e shpedicionit dhe transportit. Nga ana tjetër, Globe Williams si një kompani me përvojë ndërkombëtare në menaxhimin e objekteve dhe shërbimeve mbështetëse për bizneset, prezantoi portofolin e saj të shërbimeve, duke përfshirë mirëmbajtjen, pastrimin industrial dhe shërbimet teknike.

Dauti Komerc shprehu interes për të eksploruar mundësitë e optimizimit të shërbimeve që mund të ndihmojnë në rritjen e efikasitetit dhe përmirësimin e operacioneve të kompanisë.

Takimi shërbeu si një hap i parë drejt një bashkëpunimi të mundshëm strategjik, ku të dyja kompanitë do të shqyrtojnë mundësitë konkrete për integrimin e shërbimeve të Globe Williams në aktivitetet e Dauti Komerc.


Dauti Komerc 

Aktiviteti kryesor i kompanisë “DAUTI KOMERC” SHA është import-eksporti dhe qarkullimi i mallrave të konsumit të gjërë, i cili realizohet nëpërmjet qendrave të distribucionit, si dhe përfaqësimi i disa kompanive të njohura vendore dhe ndërkombëtare nga fusha të ndryshme.

Kontakt Informacionet
LINQE TË DOBISHME

Biskota (cookies) janë vendosur në pajisjen tuaj për të përmirsuar funksionalitetin e kësaj faqe

Kam nevojë për informacion shtesë | Politika e biskotave (cookies)

Pajtohem Nuk Pajtohem