20.02.2025





Xhemail Dauti pjesë e delegacionit që takoi presidenten Siljanovska-Davkova

Kryetari i Nderit i Odës Ekonomike të Maqedonisë së Veriut Perëndimore (OEMVP), njëherësh Drejtor i Përgjithshëm i kompanisë “Dauti Komerc”, Xhemail Dauti, realizoi një takim me Presidenten e Republikës së Maqedonisë së Veriut, znj. Gordana Siljanovska-Davkova, në kuadër të një delegacioni të udhëhequr nga Kryetari i OEMVP-së, Mendi Qyra.

Një nga çështjet kryesore të diskutuara ishte nevoja për një komunikim më të strukturuar midis sektorit të biznesit dhe institucioneve shtetërore. Në këtë drejtim, z. Xhemail Dauti propozoi emërimin e një këshilltari të posaçëm për çështjet ekonomike në kabinetin e presidentes. Kjo do të ndihmonte në krijimin e një mekanizmi të drejtpërdrejtë për adresimin e sfidave.

Kryetari i nderit i OEMVP-së, Xhemail Dauti i kërkoi Presidentes të ndikojë tek Qeveria për heqjen e tarifave doganore për produktet që kanë normë të tatimit preferencial 18 % në 5%, me qëllim përmirësimin e standardit të qytetarëve.  Presidentja Siljanovska-Davkova theksoi se zhvillimi ekonomik nuk mund të arrihet pa një luftë të fortë kundër korrupsionit dhe eliminimin e ekonomisë informale. Në kuadër të strategjive për rritjen e ndërkombëtarizimit të bizneseve, u diskutua edhe nevoja për përfshirjen e përfaqësuesve të sektorit privat në vizitat zyrtare ndërshtetërore. Përfaqësuesit e OEMVP-së përshëndetën iniciativën e presidentes për themelimin e Këshillit Kombëtar për Bashkëpunim me Diasporën, duke shprehur gatishmërinë për të kontribuar në punën e tij.

 


Dauti Komerc 

Aktiviteti kryesor i kompanisë “DAUTI KOMERC” SHA është import-eksporti dhe qarkullimi i mallrave të konsumit të gjërë, i cili realizohet nëpërmjet qendrave të distribucionit, si dhe përfaqësimi i disa kompanive të njohura vendore dhe ndërkombëtare nga fusha të ndryshme.

Kontakt Informacionet
LINQE TË DOBISHME

Biskota (cookies) janë vendosur në pajisjen tuaj për të përmirsuar funksionalitetin e kësaj faqe

Kam nevojë për informacion shtesë | Politika e biskotave (cookies)

Pajtohem Nuk Pajtohem